Futboll La Liga Seria A

Deulofeu i tha “po” Interit, pritet marrëveshja mes dy klubeve

Misioni fillon zyrtarisht. Walter Sabatini është në fakt në Kinë ku, në prag të paraqitjes së Jangsu Suning, ai synon të marrë nga z.Zhang miratimin për të ecur përpara, për të operuar në merkaton e janarit me Interin.

Spalleti, nga ana tjetër, pasi barazimi në Firence ishte i qartë edhe para mikrofeve: zikaltrit kanë nevojë për përforcime. Ndoshta nga një lojtar për çdo repart. Sipas njoftimeve të “Il Corriere dello Sport”, lajmi i mirë vjen nga ana e Deulofeu, i cili tashmë ka thënë “po” për propozimin e Interit dhe pret që klubi italian të arrijë një marrëveshje me Barcelonën.

Skuadra katalanase, pas blerjes së Coutinhos nuk duhet të nxjerrë shumë probleme për ta shitur lojtarin e mëparshëm të Milanit edhe për shkak se sulmuesi spanjoll nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Valverde.

Megjithatë, nyja është ajo e formulës së operacionit, duke pasur parasysh se Barcelona do të donte ta shiste Deulofeu, fillimisht në formë huazimi, por me detyrim të blerjes përfundimtare. Ndërkohë, Interi nuk mund të shkojë përtej ligjit, ashtu si në rastin e Ramires.

Edhe mesfushori brazilian shtyn të largohet nga Kina dhe të shkojë tek Interi por familja “Zhang” nuk dëshiron që Jangsu të perceptohet në Kinë si një degë e zikaltërve. Së fundi, po nga Barcelona, ​​sipas “Il Corriere della Sera”, mund të mbërrinte, gjithashtu, Rafinha, i cili pas lëndimit nuk gjeti më hapësirë ​​në radhët e blaugranëve.

Related posts

Gola brazilianë, falë tyre Milani “shkëlqen” në botë…

Sadik.Autor

Swansea-Liverpool, ja çfarë thonë shifrat

Q.Autor

NUK KISHTE SI TË MUNGONIN SULMET E TIJ/ Cassano thirrje Interit: Shkarkoni menjëherë Inzaghin

F.autor

Leave a Comment