Albanian Stars Futboll Seria A

Memushaj nuk garanton qëndrimin, Bari në pritje të tij

Gjatë paradites së djeshme, mediat italiane pranë skuadrës së Barit kanë raportuar se Ledian Memushaj pritet të nënshkruajë kontratën me skuadrën e tij të re.Siç bëhet me dije prej tyre, është dhënë edhe dakordësia e drejtuesve të Beneventos, gjithashtu edhe nga vetë shqiptari dhe konkretizimi do të vijë në dy ditët e para të kësaj jave.

Mirëpo, në fund të ndeshjes që Benevento humbi ndaj Bolonjës 3-0, shqiptari nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë rreth kësaj.

“Nuk di asgjë rreth merkatos. Nuk mund të flas, pasi janë të përfshirë shumë palë në bisedime dhe ka shumë faktorë që mund ta bëjnë të mundur apo jo transferimin”

“Megjithatë, nuk mund të betohem për qëndrimin te Benevento”, ka thënë Memushaj.

Reprezentuesi shqiptar thotë se duhet të provojnë mbijetesën me Beneventon.

“Personalisht dua që të qëndroj dhe të luajmë çdo ndeshje si të ishte e fundit. Të tentojmë deri në fund të bëjmë mirë dhe të provojmë për mbijetesën”, ka deklaruar mesfushori kuqezi.

 

Related posts

SHKËLQEU KËTË SEZON ME MANCHESTER CITYN/ Sterling pranon: Kur isha më i ri, kam qenë tifoz i madh i…

Delo.autor

“I KEMI BËRË LLOGARITË PA…”/ Lala flet pa doreza: Ja pse u mposhtëm nga Lituania, Hysaj mund ta largonte topin, por…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Barcelona synon përforicme, kërkon të marrë në janar yllin e Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment