Bundesliga Futboll

Dikur luante me Milanin, sot ish mesfushori kuqezi ka nënshkruar me Mainz

Goditje surprizë në merkato e Mainz, që mposhti Ajax-in për shërbimet e ish-mesfushorit të Milanit, Nigel de Jong. Klubi gjerman e konfirmoi arritjen e marrëveshjes në faqen zyrtare.

Pas dy vjetësh në kampionatin turk, holandezi vendosi të transferohet në Gjermani edhe pse dukej shumë pranë rikthimit te Ajax. 33-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Sandro Schwarz deri në fund të sezonit.

De Jong u shpreh i lumtur për zgjedhjen e tij, tha se e njeh mirë klubin dhe historinë. Ai pohoi se do të japë maksimumin për të ndihmuar skuadrën, ndërsa falënderoi edhe drejtuesit e klubit për mundësinë që i dhanë.

Related posts

SPECIALE/ Njihuni me golashënuesit më të mirë për Kupën e Botës “Rusi 2018”

Sadik.Autor

Real Madrid pa “orientim” në merkato, tashmë tenton një tjetër lojtar

Isa.Autor

HAALAND DREJT LARGIMIT NGA DORTMUND/ “Los Blancos” një hap larg transferimit. Gjermanët gjejnë zëvendësuesin

Delo.autor

Leave a Comment