Albanian Stars Futboll

Dikur veshi fanellën e UÇK-së, sot tifozët e APOEL-it bllokuan transferimin e Kaçes

Gjithçka e arritur mes tre palëve, por ultrasit kanë prishur transferimin. Nuk është fabul e ndonjë historie të futbollistëve të urryer që është xhiruar në film, por situata që po kalon Ergys Kaçe për të ardhmen e tij.

Së fundmi, skuadra e APOEL-it në Qipro ka kërkuar me ngulm shërbimet e shqiptarit dhe PAOK-un së bashku me vetë futbollistin kanë rënë dakord për këtë transferim.

Mirëpo, mediat qipriote kanë bërë me dije se janë ultrasit e skuadrës që kanë shpërthyer në reagime kundër këtij afrimi në merkato. Arsyeja: Është shqiptar dhe foto e postuar para disa vitesh nga mesfushori ku shfaqej me bluzën e UÇK-së, shkruan panorama.

APOEL – Para disa vitesh, ekzaktësisht në sezonet 2008- 2010, Altin Haxhi ka qenë pjesë e kësaj skuadre pa pasur as më të voglin problem.

Mirëpo, ultrasit e ekipit qipriot, që në momentin kur kanë mësuar tratativën e trajnerit George Dionis, ish-tekniku i PAOK-ut, kanë shpërthyer në protesta.

Mesfushori kuqezi do të huazohej për të vendosur në verë të ardhmen përfundimtare.

Ish-trajneri i mesfushorit shqiptar ka kërkuar nga drejtuesit afrimin e mesfushorit të Kombëtares dhe mes palësh është gjetur akord edhe me agjentin e Kaçes, por edhe me drejtuesit e PAOK-ut.

Ndërkohë që sot ishte planifikuar udhëtimi i shqiptarit drejt Qipros, gjatë ditës së djeshme, klubi është “sulmuar” disa herë nga tifozët.

Protestat – Përfaqësues të ultrasve fanatikë të ekipit kanë bërë disa herë takime me drejtuesit për të mos lejuar afrimin e Kaçes për faktin e origjinës së tij: Është shqiptar.

Nga sa bëhet me dije, arsyeja e kundërshtimit të ultrasve është foto e disa viteve më parë, kur Kaçe u shfaq i fotografuar me një bluzë në të cilën ishte vizatuar flamuri shqiptar, si dhe logo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK.

Related posts

PENALLTIA QË MORI EMRIN E TIJ/ Paneka: Ajo gjuajte më “burgosi”, ja si bëhet…(VIDEO)

Isa.Autor

Trajneri belg: Ta mbyllim me fitore, Lukaku në shërbim të skuadrës

Isa.Autor

DASHURI DHE URREJTJE/ Neymar “i pacipë”, hedh për herë të tretë në gjyq…

Delo.autor

Leave a Comment