Kategoria Superiore Shqipëri

Disiplina “burgos” Starovën, Partizani luan 8 ndeshje pa trajner

U mblodh sot Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, i cili mori në shqyrtim problemet e shfaqura fundjavën e kaluar, në të gjitha kategoritë e futbollit tonë. Sikurse pritej, një dënim shembullor ka ardhur për trajnerin e Partizanit, Sulejman Starova, i cili debatoi ashpër me gjyqtarët në Vlorë, pas akordimit të penalltisë në dëm të të kuqve, në minutat shtesë. “Bobi” është pezulluar me 8 ndeshje nga drejtimi i 15 herë kampionëve të vendit, çka fillon të konsumohet që sot, në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, ndaj Flamurtarit, në Vlorë. Më poshtë keni vendimet e plota:

– Zyrtari i KF “Partizani”,Sulejman Starova, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për përseritje të shkeljeve disiplinore, pezullohet 8 ndeshje nga aktiviteti.
– Lojtari i KF “Skënderbeu”, Marko Radas, për sjellje ofenduese dhe jo “fair play”, pezullohet 2 ndeshje nga aktiviteti dhe gjobitet në masën 100.000 lekë.
– KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, gjobitet në masën 200.000 lekë.
– Zyrtari i KF ”Flamurtari” U-17, Sherif Idrizi, për prostesta ndaj vendimeve te zyrtarit të ndeshjes, pezullohet 2 ndeshje nga aktiviteti dhe gjobitet në masën 100.000 lekë. Në zbatim të nenit 136/1/b) të KDS, gjoba aplikohet në masën 3%.

Related posts

DHUNA NË KAMËZ/ Reagon shoqata e arbitrave: Nga sot bojkotojmë ndeshjet. Mjaft më me kërcënime!

Delo.autor

SFIDA ME KASTRIOTIN/ Ja dy dilema të mëdha për të zgjidhur “Bardheblutë”

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Skënderbeu arrin marrëveshjen me mbrojtësin pogradecar…

Delo.autor

Leave a Comment