Futboll La Liga

Dita e madhe në ‘Camp Nou’, Coutinho do të prezantohet përpara tifozëve katalanas

Sot është dita e Coutinhos, dita kur braziliani do të prezantohet në Camp Nou.

160 milionëshi, i transferuar nga Liverpooli, Philippe Coutinho, po jeton ditën më të mirë të jetës.

Sot është dita e Coutinhos, dita e brazilianit, dita kur ai do të shkelë fushën e Camp Nou, dita kur ai do ta veshë fanellën e Barcelonës, të cilën do ta bartë për pesë vite e gjysmë, deri në vitin 2023.

Magjistari brazilian do të prezantohet pas pak orësh. Në orën 12:30, ai do të hedhë të zezën mbi të bardhë në zyrat presidenciale, teksa në orën 13:00 do të prezantohet në dhomat e stadiumit, për të zbritur në fushë në ora 13:45 me fanellën e Barcelonës, të cilën do ta veshë për herë të parë.

Katalunasit mezi presin ta shohin brazilianin në fushë, që pritet të shkëlqejë me lojtarë si; Messi, Suarez, Dembele e Iniesta.

Related posts

“TRONDIT” TIFOZËT ZIKALTËR/ Wanda Nara: Icardi e kishte njërën këmbë larg Interit, e kishte shitur…

Isa.Autor

NUK KA QETËSI NGA DËMTIMET TEK TIRANA/ Ja 3 lojtarët që nuk janë stërvitur me ekipin

Delo.autor

Mino Raiola dhe PSG-ja po diskutojnë mundësin e kalimit të Pogbas te klubi francez

Sadik.Autor

Leave a Comment