Futboll Seria A Sport

“TRONDIT” TIFOZËT ZIKALTËR/ Wanda Nara: Icardi e kishte njërën këmbë larg Interit, e kishte shitur…

Wanda Nara, bashkëshorte dhe njëkohësisht agjente e sulmuesit Mauro Icardi, shkakton gjithnjë “tërmet” me deklaratat e saj, herë provokuese e herë zbuluese prapaskenash të rëndësishme.

Edhe këtë javë Wanda ka qenë e ftuar në emisionin Tiki Taka në Italia 1 dhe aty ka lëshuar bombën që trondit tifozët e Interit dhe fut në siklet drejtuesit zikaltër.

“Interi e kishte shitur Icardi-n te Juventusi, donin ta çonin në Torino. Ishte Mauro që tha ‘jo’. Juventusi më tha se Icardi-Cristiano Ronaldo do ishte dyshja bardhezi dhe nuk do merrnin asnjë numër 9 tjetër”.

Deklaratë e fortë, që argjentinasja e përforcon: “Në verë Mauro e kishte njërën këmbë larg Interit, Juventusi më tha se do blinte Ronaldon dhe në fund ia doli mbanë”.

Fjalë të ashpra, që ndoshta synojnë të ushtrojnë presion mbi Interin, për të rinovuar kontratën e Icardi-t: “Jemi shumë larg dhe më bezdis gjithçka është thënë e shkruar këto ditë. Icardi nuk është një lojtar që mund të diskutohet, duhet të rinovojë dhe kaq, nuk është çështje parash. Më mirë që nuk flas për merkato, më vjen të qesh kur dëgjoj të thuhet që asnjë klub nuk e do Mauron.

Prioriteti i tij është të qëndrojë, por oferta e Interit nuk ekziston. Më kontaktuan në mes të fazës së grupeve në Champions, por u thashë të prisnim deri në mbylljen e grupeve. Këtë të martë është darka e Interit për festa, do të më vrasin, ndaj do marr ndonjë send me vete për t’u mbrojtur”.

Related posts

ÇUDIA E MERKATOS/ Sporting dhe tre “të arratisurit” me vlerë 200 milionë euro

Isa.Autor

DHUROI ASIST SPEKTAKOLAR NË FITOREN NDAJ LAZOS/ Shikoni vlerësimin e mediave italiane për mbrojtësin Hysaj…

Delo.autor

Conte i rrezikuar? Ky është qëndrimi i portierit të Chelsea-s

Q.Autor

Leave a Comment