Shqipëri

DOPINGU/ Gjoza: Begaj e pastër, shkojmë në gjyq!

Romela Begaj pozitive me doping! Ky lajm sigurisht që ka bërë bujë, por në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes mohohet të jetë i vërtetë dhe të ketë mbërritur ndonjë shkresë nga Federata Botërore e Peshëngritjes.

Vetë kreu i kësaj federate, Elez Gjoza, ka dhënë një deklaratë në gazetën “Panorama Sport”, ku shprehet se lajmi do të ketë dalë nga burime të tjera dhe se Romela Begajështë e pastër, madje do ta çojnë çështjen ne gjyq nëse është nevoja.

“Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje apo shkresë zyrtare nga federata botërore e peshëngritjes! Jam i shqetësuar për lajmin që qarkullon, edhe pse mund të ketë dalë nga burime të tjera dhe jo nga federata botërore! Jam i bindur se Romela është e pastër dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur punën e saj! Do ta çojmë çështjen edhe në gjyq po qe nevoja”, deklaron Gjoza.

Related posts

ANDORRA-SHQIPËRI/ Krenohen me fitoren ndaj nesh, ja çfarë duhet të dini për… “andorrët”

Delo.autor

DY “KUQEZINJ” TË MBETUR NË TRIBUNË/ Ja lojtarët e “sakrifikuar” nga Edi Reja te Kombëtarja

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ GRILLO: Panuccin e “vret” De Biazi. Nga RTSH-ja më larguan gazetarët e llotove, Serbët i dua për…

Isa.Autor

Leave a Comment