Bundesliga Futboll

Dortmund-Wolfsburg, verdhezinjtë kanë zbutur “Ujqërit” në 5 ndeshjet e fundit

Borussia Dortmund-Wolfsburg do të jetë takimi që do të mbyllë javën e 18-të të kampionatit gjerman të futbollit. Verdhezinjtë janë në vendin e katërt në kampionat në kuotën e 28 pikëve dhe kanë fituar dy ndeshjet e fundit të kampionatit.

Pas fitores ndaj Mainz, ata kanë mundur Hoffenheim në javën e 17-të. Wolfsburg, nga ana tjetër, ndodhet në vendin e 13-të të klasifikimit me 19 pikë. “Ujqërit” po zhgënjejnë në këtë sezon dhe nuk kanë marrë asnjë fitore në tri ndeshjet e fundit të kampionatit me dy barazime dhe një humbje.

Për sa i takon përballjeve direkte, Dortmund ka qenë skuadra që ka dominuar, siç tregojnë edhe pesë fitoret e marrë në pesë ndeshjet e fundit.

Herën e fundit që Wolfsburg ka arritur të marrë një fitore kundër Borussia-s ka qenë në 2015-ën. Vendasit kanë fituar katër nga gjashtë ndeshjet e mëparshme të luajtura kundër Wolfsburg në “Wstfalenstadion”.

Related posts

E BUJSHME NË NATIONS LEAGUE/ Kombëtarja në fushë pa trajnerin dhe stafin teknik

Delo.autor

TRAGJEDI NË SPANJË/ Rrëzimi i reklamës i merr jetën tifozit, një tjetër në gjendje të rëndë

Delo.autor

“E URREJ MANCININ”/ Bridge i hakërrehet teknikut të “axurrëve”: E gjithë familja ime bëri tifo kundër Italisë

Delo.autor

Leave a Comment