Futboll Premier League

Drama e Cazorla-s: Shpesh kam menduar të heq dorë nga futbolli

Santi Cazorla ka planifikuar që të rikthehet në fushë me fanellën e Arsenalit në vitin 2019.

Dymbëdhjetë muajt e fundit kanë qenë të mbushur plot e përplot me probleme për spanjollin, të cilit i është dashur që të kryejë 10 operacione kirurgjikale.

Karriera e tij si futbollist është në mëdyshje të madhe, por 33 vjeçari ka besimin se do të rikuperohet dhe do të rikthehet në fushë.

Por psikologjikisht, kjo për të është një ngarkesë e madhe.

Ndërhyrjet e shumta kanë bërë që kirurgët t’i heqin rreth 8 centimetra nga tendina në kaviljen e tij të djathtë. Kjo pjesë gjymtyre është plotësuar pasi është marrë lëkurë nga krahu i tij.

“Ka pasur momente kur kam menduar që të heq dorë. Në mendjen time ka qenë ideja që ndoshta nuk ia vlen që unë të vazhdoj. Nëse gjërat shkojnë mirë, unë ndoshta vitin tjetër mund të luaj në nivele maksimale.

Si pasojë e infeksionit, lëkura ime pësoi gangrenizim”, rrëfeu Cazorla.

Që prej tetorit të vitit 2016 ai nuk ka luajtur dhe situata u përkeqësua aq shumë sa ai mjekët po diskutonin edhe t’ia prisnin këmbën e djathtë.

Edhe trajneri Arsene Wenger e përshkruan infeksionin si më të tmerrshmin që ka parë ndonjëherë.

Si ai, ashtu edhe futbollistët dhe tifozët do ta presin me krahë hapur nëse Cazorlado të rikthehet të luajë.

Related posts

Dirk Kuyt bën rikthim emocional në futboll

Sadik.Autor

PSG HUMBET SHKËLQIM/ Galtier me mesazh të qartë: Duhen përforcime

F.autor

Talenti i PSG kalon tek Atletico Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment