Kategoria e pare Shqipëri

Nga Bangladeshi te Tirana, por për t’u veshur bardhezi

Tirana luajti dje miqësoren e radhës kundër PFC Cherno More Varna dhe nën urdhrat e trajnerit Ze Maria ishin dy lojtarë të rinj. Njërit i dihej identiteti: Aleksandar Ristevski. Qendërmbrojtësi vjen nga Pobeda dhe po testohet, ashtu si mesfushori nigerian Samson Iliasu. 23-vjeçari vjen nga Mohammedan SP, klub nga Bangladeshi, dhe për fatin e tij do të vendosë stafi teknik. Gjasat janë që ai të firmosë, por te bardheblutë kanë një plan për të.

Për shkak se numri i të huajve është i lartë, Tirana ka menduar ta huazojë mesfushorin te Liria e Prizrenit, pasi atje do të ketë më shumë hapësira për të luajtur. Të njëjtën gjë ka bëër edhe Flamurtari, që e kaloi sulmuesin Ibrahim Toungara tek ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi.

Në miqësoren me bullgarët Iliasu ka treguar cilësi të mira. Te Tirana shpresojnë që në të ardhmen futbollisti t’u shërbejë. Eksperienca në Kosovë do shërbente edhe për të treguar më mirë cilësitë e mesfushorit.

Related posts

TARE PIKETON OBJEKTIVIN E RADHËS/ Ja plani për të “rrëmbyer” shqiptarin Marash Kumbulla

Delo.autor

Doli kampion me Dinamon, mbrojtësi argjentinas: Më ka marrë malli për bastet “3+” në Shqipëri! (FOTO)

Q.Autor

PANUCCI E “SHPËRFILL”/ Golat i ka si “bukë e djathë”, BAKAJ “marroset” pas DËBORËS (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment