Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Partizani ndez motorët, ja formacioni i mundshëm ndaj Kampionëve të Superiores…

Skuadra e Partizanit ka nisur stërvitjet in tensive në prag të derbit të kryeqytetit dhe te “demat” ka edhe një lajm shumë të mirë. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Stenio Zhunior, ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer të stërvitet me skuadrën. Bomberi brazilian ka munguar në tri ndeshjet e fundit për të kuqtë dhe Partizani ka vuajtur në shënimin e golave. Stenio ka shënuar vetëm 1 gol këtë sezon në Superiore për “demat”, por ka qenë një pikë referimi në ndeshjet që ka luajtur. Pas atij dëmtimi kundër Kukësit, duket se 29-vjeçari ka ndezur motorët dhe pritet të jetë gati për derbin e kryeqytetit.

SITUATA – Si rrallëherë këtë sezon, Partizani nuk do të ketë asnjë futbollist të pezulluar për kartonë. Të kuqtë kanë qenë një ndër ekipet më “Fair Play” këtë edicion në Superiore, por kartonët kanë qenë disi problem. Megjithatë, për sfidën ndaj Tiranës, nuk do të ketë asnjë lojtar të pezulluar. Të vetmit futbollistë që janë në kuotën e tre kartonëve të verdhë janë Esat Mala, Egzon Belica dhe Jurgen Bardhi.

RIKTHIMET – Për sfidën e shkuar ndaj Skënderbeut, Partizani pati dy rikthime të rëndësishme, si Valentino Murataj dhe Ron Broja. Të dy mesfushorët janë tepër të rëndësishëm dhe kjo gjë u pa dhe në sfidën ndaj korçarëve, ku u aktivizuan menjëherë titullarë. Me rikthimin edhe të Stenio Zhuniorit, Partizani ka grup të plotë. Futbollisti i vetëm që shqetëson disi trajnerin Daja është Hasani.

FORMACIONI – Nëse Stenio Zhunior do të jetë në 100% të formës së tij fizike deri ditën e shtunë, pa asnjë diskutim që do të jetë titullar në majë të sulmit të Partizanit. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës pritet të jetë e njëjta me atë që luajti ndaj Skënderbeut.

Related posts

E BUJSHME/ ICARDI fiton çmimin PRESTIGJOZ, mposht treshen Dembele-Mariano-Sanches (VIDEO)

Isa.Autor

FITORE DRAMATIKE NË BUNDESLIGA/ “Gladiatori” Gjasula mposht Milot Rashicën

Delo.autor

LUFTËTARI-BYLIS/ Zhbllokohet sfida në Gjirokastër, Guindo shënon nga… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment