Futboll La Liga

Dy gola dhe assist kundër Betisit, njihuni me arritjet e radhës së Messit

Messi është lojtari i vetëm në La Liga që ka shënuar së paku 25 gola në të gjitha garat në 10 sezone me radhë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, ka shkëlqyer në fitoren prej 5:0 të Barcelonës kundër Real Betis, raporton Gazeta Express.

Argjentinasi realizoi dy gola në këtë ndeshje për të shkuar në 19 finalizime në 20 ndeshje në La Liga dhe 25 gola në të gjitha garat, lojtari i vetëm në Spanjë që arrin diçka të tillë.

Përves kësaj, Messi edhe arriti diçka tjetër për herë të parë në karrierë e që mund ta kuptoni më poshtë, përcjell Express.

Arritjet e Messit kundër Betisit:

1 – Messi ka asistuar në pesë ndeshje me radhë në La Liga për herë të parë në karrierë (pesë asistime).

2 – Lionel Messi është lojtari i vetëm i La Ligas që shënon 25 e më shumë gola në 10 sezonet e fundit në të gjitha garat.

3 – Lionel Messi ka kompletuar 12 driblime kundër Real Betis, më së shumti në një ndeshje të La Ligas në tri sezonet e fundit. /Gazeta Express/

Related posts

PREZANTOHET TEK MILAN SI TRAJNER I RI/ Marco Giampaolo: Një klub të lavdishëm dhe mes më…

Delo.autor

PAS MESAZHIT THUMBUES/ Solari i përgjigjet Isco: Ja cila është detyra e një futbollistit profesionist

Delo.autor

BARCELONA JEP “OK” PËR COUTINHO/ Dy skuadra të Premier League shfaqin interes, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment