Bundesliga Futboll

Njeriu më i shpejtë në planet, debutim ëndrrash te Borussia Dortmund

Një gol me kokë si për katalog, sikur të ishte një sulmues i konfirmuar, një konkluzion i realizuar në perfeksion në këndin e portës. Por edhe një top për shalsh në mesfushë që ndezi ovacionet e 1.400 tifozëve me fat që ndodheshin në qendrën sportive të Borussia Dortmund. Por nuk ka përfunduar kështu, kur po shkohej drejt momenteve finale të stërvitjes, realizoi edhe një gol nga pika e bardhë e penalltisë, por edhe pak ndrojtje mes shokëve të skuadrës dhe Mario Goetze. Usain Bolt ishte protagonist i një testimi 2-ditor ëndrrash te Borussia Dortmund. Një provim ky unik në llojin e tij, pasi është monitoruar nga plot 173 operatorë mediash nga e gjithë Europa. “Jam zbavitur, u ndjeva mirë, falë të gjithë futbollistëve që më kanë pritur shumë mirë”, deklaroi Bolt, i cili në përfundim të periudhës së provës përqafoi të gjithë ekipin.

Në një mëngjes të fothtë, aspak ideal për një xhamajkan, stërvitja nisiti me një xhiro rreth fushës, ushtrime streçingu. Më pas ishte një moment kur Usain luajti si në shtëpinë e tij, me vrapimet e shpejta, si për të rikujtuar Lojërat Olimpike në Rio, Londër dhe Pekin. Por ajo histori ka përfunduar dhe tani ka nisur një tjetër. Jemi vetëm në fillim. Edhe për trajnerin e Borussia Drotmund, Anche Peter Stoger, që deklaroi: “Duket që kupton shumë mirë nga skemat. Por në dy orë nuk është e mundur të kuptosh nëse do të ketë një të ardhme në futboll. Është natyrale të kesh frikë, për dikë që kalon nga një sport individual në një sport skuadre”.

Në atë ndeshje në mesfushë, Bolt e ka prekur topin 20 herë, e para ishte më me fat, me golin e realizuar me kokë. Më pas një super asist dhe një top që i shpëtoi për shumë pak nga porta. Pra, shpesh herë u gjet në vendin e duhur, por raste të tjera u izolua sikur të ishte duke kërkuar diçka, për të kuptuar më mirë situatën. Gjithmonë në krahun e majtë, në sulm. “Pozicioni im i preferuar në fushë”. Në përfundim, mëngjesi është mbyllur nga një vrapues nostalgjik: “Mund t’i kishe përshkuar 100 metra në 8.5!”.

Related posts

Luciano Spalletti: Icardi dëshiron të qëndrojë, por…

Sadik.Autor

Ronaldinho: Messi më i mirë se Ronaldo!

Sadik.Autor

PLASIN POLEMIKAT NË KUPËN E ITALISË/ Ja momenti kur VAR anulon golin e Lukakut (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment