Shqipëri

Dy herë kampione bote në peshëngritje. Si e ‘fundosi’ dopingu Romela Begajn

Romela Begaj ka rezultuar pozitive në testet antidoping. Sipas raportimeve thuhet se njoftimi ka shkuar në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes të premten por ende nuk është bërë zyrtar.

Sportistja shqiptare u shpall kampione bote në stilin e shkëputjes si edhe nënkampione bote në dygarësh. Kjo është një tjetër goditje që i jepet sportit shqiptar në pak vite pasi në vitin 2014 Romela Begaj do të dilte po ashtu pozitive në testet antidoping në testin A dhe Testin B duke bërë kështu që t’i hiqej titulli kampion.

Në atë kohë Begaj u shpall kampione bote në kampionatin e mbajtur në Kazakistan në stilin e shkëputjes duke ngritur 113 kilogramë.

Ky lajm bëhet edhe më i rëndë për Peshëngritjen Shqiptare pasi në muajin mars do të zhvillohet edhe Kampionati Botëror i Peshëngritjes në Tiranë.

Related posts

“BESOJ SE KEMI NJË EKIP TË FORTË PËR TË PËRBALLUAR RIVALËT”/ Sulmuesi Cara: Objektivat? Ne do hyjmë në fushë për…

Delo.autor

NGJARJE E RËNDË/ Portieri shqiptar diagnositikohet me tumor në stomak (FOTO)

Delo.autor

ECURIA NË LIGË E KOMBEVE/ Kombëtarja humbi 1.1 milionë Euro, në rrezik edhe…

Isa.Autor

Leave a Comment