Shqipëri

Nga Shqiponja Brahja tek Romela Begaj, të gjitha rastet kur dopingu ‘vrau’ PESHËNGRITJEN shqiptare

Lajmi ku Romela Begaj doli pozitiv në testet anti doping ka bërë bujë të madhe pasi kjo nuk është hera e parë që sportistëve shqiptarë u hiqen medaljet e fituara pikërisht për këtë arsye.

Për Romela Begajn kjo do të ishte hera e dytë në harkun e katër viteve, pasi i’u hoq titulli kampione bote në stilin e shkëputjes në Kazakistan, dhe tani pritet vendimi për titullin kampione bote në SHBA.

Vlen të theksohet se Begaj në 2014-ën u dënua me 2 vite pezullim nga Federata Botërore e Peshëngritjes.

Shqiponja Brahja- 2011

Në vitin 18 dhjetor 2011 do të ishte sportistja Shqiponja Brahja e cila do të rezultonte pozitive në testet antidoping, pasi doli në vendin e 7-të në botërorin e Parisit, i cili ishte dhe më i madhi në karrierë për të.

Erkand Qerimaj 2012

I prekuri tjetër nga dopingu është edhe peshëngritësi Erkand Qerimaj, i cili në vitin 2012 do të rezultonte pozitiv, ku do t’i hiqej titulli kampion europe si edhe do të përballej me një ndëshkim prej katër vitesh pezullimi prej cdo aktiviteti në peshëngritje.

Qerimaj në atë kohë do të justifikohej se produktin e ndaluar e kishte blerë në supermarket por ky arsyetim i tij nuk u morr parasysh nga Federata Botërore e Peshëngritjes duke e lënë të pezulluar deri në vitin 2016.

Ilir Suli- 2012

Edhe shtangisti shqiptar Ilir Suli do të rezultonte pozitiv në testet antidoping në 2012-ën dhe do të pezullohej nga arena ndërkombëtare deri në 4 prill 2016, pasi rezultoi pozitiv me “Methandienone”.

2014-ta do të ishte ‘tërmeti’ i Peshëngritjes Shqiptare, ku përvec Romela Begajt, pozitivë në antidoping do të rezultonin edhe Daniel Godelli dhe Hysen Pulaku.

Hysen Pulaku – 2014

Peshëngritësi elbasanas, Hysen Pulaku, rezultoi pozitiv në anti-doping. Në kampionatin e 23-të europian për U-23 që u zhvillua në Limasol të Qipros, Pulaku fitoi tri medalje: dy argjendi dhe një medalje ari. Në shkëputje, 22-vjeçari do të nderohej me vendin e dytë kontinental; kampion Europe në stilin e shtytje dhe në dygarësh merr medaljen e argjendtë me 369 kg. të ngritura në total.  Pulaku do të merrte një dënim të rëndë prej 8 vitesh pezullimi nga aktivitetet sportive.

 

Daniel Godelli 2014

 

Daniel Godelli do të ishte i pari shqiptar i cili do të shpallej kampion bote në peshëngritje në botërorin e Kazakistanit në vitin 2014, por pas testeve antidoping do t’i hiqej medalja si edhe u dënua me 2 vite pezullim.

Përsa i përket rastit të fundit të Romela Begajt, si në cdo rast tjetër do të pritet edhe njoftimi zyrtar nga ana e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, si edhe përgjigjet e Analizës B, e cila do të pasojë edhe me vendimin nëse sportistes shqiptare do t’i hiqet titulli kampione bote dhe pezullimi që do të marrë./AlpeNews.al/

Related posts

EKIPI I PARË I BËN NDER YLLIT TË KOMBËTARES/ Ja kur pritet të debutojë Rei Manaj me Barcelonën

Delo.autor

Ze Maria tregon sakrificën që ka bërë për Tiranën

Q.Autor

KORÇARËT NË KRIZË/ Shehi: Teqja portieri më i mirë në Superiore, ja pse po vuan Skënderbeu

Isa.Autor

Leave a Comment