Gossip

Dybala, i ftuari i nderit që nuk e njohu askush

Paulo Dybala është dëmtuar përsëri dhe nuk do të mund të luajë deri në shkurt. Një problem për Juventus-in dhe për argjentinasin, i cili dukej se kishte gjetur përsëri formën e tij pas tre qëndrimeve në stol në tri ndeshje të njëpasnjëshme. Gjithsesi, pavarësisht dëmtimit, “Joya” ka përfituar nga pushimet për t’ju dedikuar gjërave që i pëlqejnë më shumë, siç është edhe moda. Në fakt ai ka qenë i ftuar special në një sfilatë të “Dolce&Gabana”.

Ka qenë sulmuesi i “Zonjës” që ka mbyllur sfilatën e modës të zhvilluar në Milano. Stilistët e njohur kanë zgjedhur të përdorin personazhe të njohur në vend të modelëve dhe mes tyre ka qenë edhe numri 10 i bardhezinjve.

Fakti interesant është se Dybala nuk është njohur nga pjesa më e madhe të të pranishmëve. Të gjithë kanë menduar se bëhej fjalë për një model profesionist dhe jo për sulmuesin e Juventus-it. “Dybala donte të vinte të shikonte sfilatën, atëherë ne i kemi propozuar të sfilojë dhe ai ka pranuar”, ka thënë Stefano Gabana.

Related posts

THUHET SE JANË NË NJË LIDHJE/ Mos vallë Xherdan Shaqiri dhe këngëtarja e njohur shqiptare janë bashkë në pushime? (FOTO)

Delo.autor

ODISE ROSHI BËHET BABA/ Publikon FOTON e veçantë dhe na prezanton me EMRIN e djalit

Delo.autor

VIDEO/ 30 futbollistët e famshëm të dashuruar pas qenve të tyre

Q.Autor

Leave a Comment