Shqipëri

E akuzuan për shoqatë fantazmë, reagimi epik i lezhjanit: Fino s’më tremb, më kanë internuar që 1 vjeç…

Në fushatën zgjedhore për kreun e qeverisë së futbollit, Lezha përfaqësohet me Besëlidhjen dhe Shënkollin, por edhe me një shoqatë rajonale që drejtohet nga ish-trajneri Ridvan Kulli.

Ky i fundit, gjatë një prononcimi për “Panorama Sport”, u shpreh: “Përderisa është një politikan i rangut të lartë, që nga kryeministër, më pas ministër dhe vijon që të jetë deputet i një force politike dhe për më tepër deri dje edhe sekretar nga më të rëndësishmit të partisë në pushtet, duket sheshit që kandidati Bashkim Fino është plotësisht politik.

 

Pra, duket hapur se këtë organizëm nga më të rëndësishmit sportiv në Shqipëri kërkojnë që ta fusin në shinat e tyre të interesit politik.

Për herë të parë, shoqata jonë ka marrë pjesë me përfaqësues që në zgjedhjet e 2002-shit. Unë kam marrë pjesë, por nuk kam votuar, pasi kryetar shoqate jam zgjedhur në 2007-ën. Besoj se presione të drejtpërdrejta nuk do të ketë, por mënyra se si po shprehet në daljet e tij publike kandidati Bashkim Fino: ‘mos të vijnë të votojnë se do t’i fus në burg, do t’i arrestojë në sallë etj., etj.’, kjo e ka presionin e vet.

Të përmendësh burgun në çdo fjali në situatën e sotme dhe për më tepër për mua që e kam provuar që në vitin 1967 internimin, kam lindur në vitin 1966 dhe në ’67 jam internuar politikisht, pra, vetëm 1 vjeç, për 5 vite, kjo nuk është aspak e drejtë të artikulohet nga një ish-kryeministër dhe deputet aktual i forcës qeverisëse në vend.

Asambleja e FSHF

Për mua fjala “burg” nuk ka vlerë, pra, nuk më tremb. Vota e shoqatave? Federata ka një zyrë juridike me jurist të mirëfilltë, ndaj them se janë të ligjshme. Shumë kohë më parë kam planifikuar një udhëtim jashtë Shqipërisë për një kontroll mjekësor dhe më duhet që pas 3-4 ditësh të nisem dhe nuk jam i sigurt nëse kthehem deri atëherë. Për këtë arsye shoqata jonë vendosi unanimisht që të shkojë Eduart Tanushi, trajneri aktual i moshave të Laçit”, deklaroi Kulli.

Related posts

KOMBËTARJA U-21/ Kapiteni Kallaku shtang Austrinë me një gol të jashtëzakonshëm (VIDEO)

Delo.autor

NGA GREZDA TEK TAULANT XHAKA/ Përplasjet e Edi Rejës me lojtarët e Kombëtares

Delo.autor

Arrestohen 3 tifozë të Skënderbeut, ultrasit kërcënojnë: Ose ne ose kurv*t në stadium

Delo.autor

Leave a Comment