Futboll Shqipëri Sport

U MUND NGA FLAMURTARI/ Gega: Pikët të dhimbsen, kam një mesazh për djemtë

Skënder Gega dhe Partizani i tij mund ta humbasin vendin e parë pas humbjes në Vlorë. Pas ndeshjes, tekniku tropojan komentoi takimin e sot, por foli dhe për sfidën e së premtes së ardhshme me Tiranën.

NDESHJA ME FLAMURTARIN – “Është hera e parë që e drejtoj Partizanin në Vlorë. Kishim synim të fitonim ndeshjen. Momenti golit ishte përgjumje e jona. Mund ta evitonim dhe gjërat të shkonin më mirë. në pjesën e dytë bëmë të pamundurën, me gjithë gabimet që kemi. Krijuam presion, por nuk arritëm të shënonim. Humbëm ndaj Flamurtarit, por kemi rrugë të gjatë, Askush nuk kënaqet që kthehemi në Tiranë pa pikë”.
“Është ndeshja e radhës, ajo me Tiranën. Flamurtari u mbrojt me shumë forca. Shënimi i golit u dha mundësi të organizohej. Na vunë në vështirësi me kundërsulme, edhe pse ne e kontrolluam lojën, por na mungoi finalizimi. E kemi këtë problem. Futbolli njeh dhe humbje, por jem kryesues, por presim derbin që të shkojmë të plotë”.
MESAZHI – “Nuk është e rrugës që të bëhet analiza, por mesazhi im për lojtarët që kjo ka kaluar dhe diçka që ikën nuk kthehet. Gjatë javës do të shohim çfarë duhet përmirësuar”.

MENSAH – “Jam iu kënaqur me Mensah. Bëri mirë me pasimet e tij. Duhet ta nxirrnim pak më shpejt topin te ai. U fokusuam shumë me një krah dhe ky ishte defekti ynë. Nuk e luajtëm lojën shpejt siç bëjmë gjithnjë. Nga mbrojtja topi u nxor topi disa herë gabim, por jam i kënaqur nga përpjekjet e tyre, Pikët janë pikë dhe të dhimbset. Duhet të mësoheni dhe me humbjet, pasi rruga është e gjatë”.

XHIKA – “Dalja në konferencë është pjesë e besimit. Xhika ishte portier i parë dhe e nxorëm në konferencë, pasi ka shumë eksperiencë. Mund të ishte një performancë më e mirë, por si Hoxha ashtu dhe Xhika nuk është i përkryer. Gjërat shihen nga fillojnë. Nuk ishte Xhika që e humbi ndeshjen, por i gjithë ekipi”.

Related posts

KËRKOHET NGA INTER/ Talenti shqiptar i mahnit të gjithë dhe futet në histori me golin e tij (VIDEO)

Delo.autor

Milan inetersohet për mesfushorin brazilian

Sadik.Autor

BUZËQESH PANUCCI/ Dy muaj në “frigorifer”, LATIFI kthehet me GOL (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment