Futboll Premier League

E fundit/ Hazard merr vendimin përfundimtar për të ardhmen, askush nuk e priste!

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, ka thënë mbrëmë se do të nënshkruajë kontratë të re me “Të kaltrit”, por pohon se bashkëlojtari i tij, Thibaut Courtois, do të jetë i parë që do ta zgjasë kontratën.

Hazard është lidhur vazhdimisht me Real Madridin, me mediat që dje raportuan se ai tashmë kishte arritur marrëveshje për të kaluar në kryeqytetin spanjoll në verë.

Por, anësori belg – i cili ishte i pranishëm mbrëmë në ndeshjen e NBA-së mes Boston Celtics dhe Philadelphia 67 në Londër bashkë një grup emrash të mëdhenj – përsëri ka lënë të kuptohet se do të nënshkruajë kontratë të re, duke i hedhur poshtë thashethemet për të ardhmen.

“Po”, ka thënë Hazard për Mirror Football kur u pyet nëse do të nënshkruante kontratë të re me Chelsean.

“Mendoj se Thibaut së pari. Pastaj do të nënshkruaj edhe unë”, ka shtuar ai.

Related posts

ZYRTARE/ Juventus prezanton listën Champions, mbetet jashtë mesfushori…

Delo.autor

TIFOZËT “SULMOJNË” BONUCCIN/ “Shko në shtëpi ,Italian pa klas”. Në stadium…

Isa.Autor

TEKNOLOGJIA DHE DASHURIA PËR EKIPIN E ZEMRËS/ Po bëhet virale, tifozi i moshuar i Liverpool këndon korin e famshëm… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment