Bundesliga Futboll

E kryer, Schalke merr huazim Marko Pjacan

Schalke 04 ka arritur marrëveshje me Juventusin për huazimin e Marko Pjacas për 1 milionë euro.

Sipas Sky Sport Italia, negociatave sot iu ka ardhur fundi dhe marrëveshja do të bëhet zyrtare brenda 24 orëve.

Schalke ka tentuar ta fus në marrëveshje mundësinë për blerjen e lojtarit, por që Juventusi nuk ka pranuar në asnjë mënyrë, duke e parë të ardhmen e tij në Torino.

Schalke do ta paguajë të gjithë pagën e lojtarin sa qëndron në Gjermani.

Kroati nuk ka luajtur në asnjë ndeshje që nga muaji maj, pasi i lëndoi ligamentet e gjurit.

Ai ka luajtur vetëm me skuadrën e të rinjve të Juventusit, ku në katër ndeshje shënoi dy herë dhe dha tri asistime.

Juventusi e kishte konfirmuar ditë më parë që ishte e gatshme që ta huazojë për ta kaluar lojtari formën.

Ai është edhe pjesë e Kroacisë, ku ka zhvilluar 13 ndeshje.

Related posts

CHELSEA NË EPËRSI/ Ka shënuar golin Morata (VIDEO)

Delo.autor

Reagojnë 4 herë kampionët e botës, mbrojtësi i Milani ngushton diferencën (VIDEO)

Sadik.Autor

“KUMBULLA MË I FORTË SE DE LIGT”/ Rrahmani çon në qiell shqiptarin

F.autor

Leave a Comment