Futboll Sport

Ikona e Vllaznisë, mes legjendave të futbollit në miqësoren simbolike

Legjenda e futbollit shkodran, një nga ikonat e kombëtares kuqezi, Hysen Zmijani, ka takuar kampionë të mëdhenj të futbollit në një event sportive, të zhvilluar në Arabinë Saudite. Përmes faqes së tij në Facebook, shkodrani i mirënjohur ka publikuar fotot e bëra në Riad me Ronaldino, Deko, Del Piero dhe Krespo.

Të katër ata e kanë lënë futbollin e luajtur dhe janë me statusit e “të pensionuarit”, ashtu si edhe vetë Zmijani. Ja statusi i ish-mbrojtësit të pakalueshëm kuqeblu: “Ndeshje në nder të kapitenit të asaj kohe, një mikut tim, Fahad Refi (Nasser – Valencia), ku ishin të ftuar nga organizatorët e eventit edhe lojtarë të mëdhenj, si Ronaldinho, Deko, Del Piero, Krespo. Kisha shansin për të qenë në këtë mbrëmje i ftuari personal nga Fahat Refi. Arabia Saudite-Riad, datë 09.05.2018”.

Related posts

“ALLIANZ STADIUM” PA TIFOZË/ Shikoni si Ronaldo bën shaka me “fëmijët imagjinarë” (VIDEO)

Delo.autor

NJË OFERTË E RE PËR MARASH KUMBULLËM/ Mbrojtësi nuk duket shumë i bindur

F.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Vendos Barcelona, Messi mund të largohet…

Delo.autor

Leave a Comment