Futboll Seria A

E zbulon Totti: “Buffoni dhe Cannavaro donin të vinin te Roma”

Totti ka zbuluar se si shumë vite më parë Roma ka mund t’i transferojë dy ikonat e Italisë, Buffonin dhe Cannavaron.
Francesco Totti, ish-kapiten dhe tani drejtues i Romës, ka folur për Gianluigi Buffon, i cili do të mbushë 40 vjeç të dielën.

“Gjëja e parë që mendon është sesa shumë jemi plakur dhe më vjen keq. Në fund, kur shikon karrierën e miqve të tu është njësoj si të rishikosh jetën tënde”, ka thënë ish-numri 10 i verdhekuqve.

“Karriera e tij është fantastike dhe tani i uroj që të shijojë 40 vitet e tij”, u shpreh Totti.

“Çfarë dhurate do të doja t’i bëja? Makinën e kohës, ndoshta më merr edhe mua me vete”, shtoi Totti.

“Mungesa e Italisë në Botëror? Është një plagë, jam ndier keq kur kam parë Gigin në lot”.

Më pas, Totti ka zbuluar një prapaskenë të merkatos: “Nëse më ka telefonuar për të ardhur te Roma? Po, ai dhe Cannavaro. Do të më kishte pëlqyer t’i kishim në ekip”.

“Goli më i bukur që i kam shënuar dhe pritja më e bukur që më ka bërë? Goli parabël kundër Parma-s dhe ai kundër Juve nga jashtë zone, sezoni 2012/13. Mes pritjeve zgjedh atë që më ka barë në minutat e fundit në Torino, kur ndeshja ishte 2-2, në 2003-in. Provova goditjen parabël, por ai e priti”, theksoi mes tjerash ikona e Romës.

Related posts

Zyrtare: Montella prezantohet te Sevilla

Q.Autor

“E KAM FORMACIONIN GATI, JU TREGOJ SEKRETIN E SULMUESIT/ Ilir Daja: Për fanellën e Partizanit duhet…

Delo.autor

REAL MADRID I KALON TË GJITHË/ Ja shifra marramendëse nga sponsorët!

Isa.Autor

Leave a Comment