Futboll Premier League

(FOTO) Pas Alexis Sanches, Arsenal “largon” dhe yllin tjetër nga skuadra

Theo Walcott ka kryer testet mjekësore te Evertoni ku pritet të kalojë për shumën e 20 milionë funteve.

‘Gunners’ vendosën ta largojnë lojtarin pasi u kërkua shumë nga Sam Allardyces.

Ishte pikërisht Arsene Wenger që vendosi ta largojë lojtarin nga klubi pas 11 vitesh, ku kishte ardhur nga Southampton.

Mësohet se Arsenali ka kërkuar 30 milionë funte për sulmuesin, por palët janë rënë dakord për 20 milionë funte.

Ai tashmë i ka kryer testet mjekësore.

Walcott në veturën e Evertonit pas testeve mjekësore

Walcott nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje nga minuta e parë deri më tani në Ligën Premier.

Sulmuesi anësor është pjesë edhe e Kombëtares së Anglisë ku në 46 paraqitje ka realizuar tetë gola.

Kjo është arsyeja që ka zgjedhur Evertonin për të luajtur më shumë që të jetë pjesë e Kampionatit Botëror.

Related posts

FITORJA NDAJ NEWCASTLE/ Pochettino bën krahasimin: Nëse Alonso do të ishte tek Mercedesi…

Delo.autor

E FUNDIT/ Fondi nga Hong Kongu merr pronësinë e Interit

Delo.autor

“NGA INTER PRISJA SHUMË”/ Capello: Juventus do ta ketë të vështirë

Delo.autor

Leave a Comment