Futboll Ligue 1

Emery: Lucas Moura? Është më mirë që të gjejë një skuadër të re

Paris Saint-Germain nuk do të ketë në dispozicion Neymar, Verratti dhe Mbappe për ndeshjen e Kupës së Francës që do të luajë të mërkurën kundër Guingamp. Mungesa e brazilianit, gjithsesi, është ajo që bën më shumë bujë, veçanërisht pas humbjes së pësuar të dielën në mbrëmje në shtëpinë e Lyon, ndeshje në të cilën braziliani s’ka luajtur.

“Një skuadër e madhe nuk duhet të varet nga një lojtar, Neymar është lideri ynë, por ka pësuar një dëmtim dhe nuk mund të rrezikojë, – ka thënë trajneri Unai Emery në konferencë për shtyp. – Kemi fituar më parë pa të, mund të vazhdojmë ta bëjmë, por është e qartë se do të preferoja t’i kisha të gjithë lojtarët e mi në maksimumin e formës”.

Trajneri spanjoll ka folur edhe për të ardhmen e Lucas Moura, i cili po përflitet për një largim të mundshëm nga Parisi. “I kam thënë, me respekt të madh, se këtu nuk mund të luajë shumë, nëse do më shumë hapësira duhet të gjejë një klub tjetër”.

Related posts

KONTRATË AFATGJATË ME PARTIZANIN/ Ja paga e Ilir Dajës në stolin e “Demave të Kuq”

Delo.autor

PARAKALON ISH-PORTIERIN PALJUKA/ Kapiteni Handanovic: Ja çfarë nuk shkoi në derbi

Delo.autor

“E PADENJË DHE TRISHTUESE…”/ Rivaldo kritikon ashpër Barcelonën për Arthur

Delo.autor

Leave a Comment