Futboll Premier League

Emre Can: Nuk kam vendosur asgjë për të ardhmen

Më në fund flet vetë protagonisti i interesuar, Emre Can. Mesfushori gjerman, në qendër të bisedimeve me Juventus, që kërkon ta marrë nga Liverpool me parametër zero, duke qenë se kontrata e tij përfundon në muajin qershor, ka dhënë një deklaratë të rëndësishme për të ardhmen e tij:

“Mbi të gjitha nuk kam firmosur asnjë kontratë me Juventus ose ndonjë skuadër tjetër. Deri në qershor do të qëndroj te Liverpool dhe bashkë me menaxherin tim do të vlerësojmë të gjitha ofertat që kemi marrë.”

“Për sa kohë jam te Liverpool do të jap shpirtin për këtë skuadër. Më pas, gjatë verës do të vendos për të ardhmen duke zgjedhur ofertën më të mirë që kam”

Intervista e futbollisti për “Sky Sports Uk” ka konfirmuar se ende nuk ka vendosur nëse do të rinovojë kontratën me Liverpool, apo do të shkojnë diku gjetkë:

“Menaxheri im ka marrë disa oferta, por deri në verë unë jam pjesë e Liverpool. Faktikisht jam në bisedime me disa klube dhe mes tyre është edhe Liverpool. Menaxheri im do të flasë gjatë edhe me ta, përpara se të vendosim. Përse të mos qëndroj te Liverpool, është një klubi gjigant.”

Related posts

REVOLUCIONI/ Kombinimi i frikshëm tek Spanja, ish-trajneri i Barçës me lojtarë të Realit

Isa.Autor

KRAHASON EKIPIN E TIJ ME YJET E SPORTIT BOTËROR/ Guardiola: Çdokush mund të humbiste ndaj…

Delo.autor

Tévez i ngopur me futbollin: Nëse luan Barcelona-Real Madrid, unë shoh…

Isa.Autor

Leave a Comment