Futboll Premier League

‘Operacioni fshesa’ te Arsenal, sulmuesi një hap larg Evertonit

Everton është vetëm një hap larg blerjes së Theo Walcott nga Arsenal për 20 milionë paundë, pasi palët kanë rënë dakord mbi gjithçka dhe në orët e ardhshme pritet zyrtarizimi me firmën e lojtarit 28-vjeçar, që prej 12 vitesh luan me “topçinjtë”, që kur u ble nga Southampton.

Edhe Southampton ishte mes klubeve të interesuara për lojtarin, por ai do të shkojë te Everton, i bindur nga projekti i trajnerit Sam Allardyce. Sulmuesi anglez ka shënuar 108 gola në 397 ndeshje për Arsenal, por ka humbur vendin e titullarit te skuadra e Arsene Wenger.

Image result for Theo Walcott

Me Walcott që do të largohet dhe Alexis Sanchez shumë pranë Manchester United, Arsenal është i detyruar të marrë një përforcim në merkato. Sipas shtypit anglez, sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang është pranë transferimit në Londër, ndërsa mbetet edhe alternativa Malcom nga Bordeaux.

Arsenal po ndjek edhe mesfushorin e Manchester United, Henrikh Mkhitaryan, që mund të jetë pjesë e bisedimeve gjatë transferimit të Sanchez te United. Gjithsesi, nuk ka shumë mundësi që të tre lojtarët e lartpërmendur të shkojnë në “Emirates Stadium”.

Related posts

STATISTIKA E VEÇANTË/ Asnjë si Interi në 5 kampionatet më të forta në Europë

Delo.autor

INZAGI NDRYSHON SKUADRËN NDAJ UDINEZEN/ Xheko dhe Korrea udhëheqin Interin, Barela shikon nga pankina

Delo.autor

GARA PËR “TOPIN E ARTË”/ De Bruyne jep votën e tij: Çmimin e meriton ai që ka bërë dy sezonet e fundit…

Delo.autor

Leave a Comment