Futboll La Liga

Epoka e Messit dhe Ronaldos, Roberto Carlos tregon ndryshimin mes dy ‘jashtëtokësorëve’

Ish-mbrojtësi brazilian i Real Madrid, por edhe i shumë skuadrave të tjera, Roberto Carlos, nuk ka dyshime dhe ka disa arsye për atë se Cristiano Ronaldo është më i mirë se argjentinasi Lionel Messi. Carlos ka dhënë një intervistë për mediet spanjolle në të cilin ka folur për dallimin mes Cristianos dhe Messit. Sipas brazilianit, të dy janë fenomenë, por ka ndryshim të vogël që e bën portugezin më të mirë.

“Unë e shoh atë në stërvitje çdo ditë dhe më impresionin puna e tij. Eshtë vërtet e mrekullueshme qëndrimi i tij përballë stërvitjes, përgjegjësisë së ndeshjeve. Ai dëshiron të përmirësohet çdo ditë. Ky është dallimi i tij me Messin”, – thotë braziliani Roberto Carlos. Gjithashtu, ambasadori aktual i klubit të Real Madrid vazhdoi duke folur edhe më shumë: “Messi është një fenomen dhe Neymar gjithashtu. Por kjo mënyrë e stërvitjes së Cristiano-s, profesionalizmit, koncentrimit, motivimit dhe dëshirës për të fituar, e dërgon portugezin një hap para tjerëve.”

Related posts

EDICIONI I PESTË I NATIONS LEAGUE VJEN ME RISI/ Shqipëria do të ketë një shans të artë, të sigurojë edhe Europianin nga Liga C

F.autor

SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Xavi Hernandez në kërkim të mesfushës ideale te Barcelona

Delo.autor

NDRYSHIM I PLANEVE PËR TË ARDHMEN/ Kampioni i botës përgatit lamtumirën: Kam vendosur të ndryshoj

Delo.autor

Leave a Comment