Futboll La Liga

Real Madridi nuk heq dorë nga Kane, ofertë marramendëse për shërbimet e tij

 Ndonëse te Tottenham të gjithë e mohojnë, Reali i Madridit po ngulmon gjithnjë e më shumë për të marrë shërbimet e sulmuesit anglez, Harry Kane. Mediet angleze raportojnë se së fundi spanjollët kanë bërë edhe një ofertë konkrete, me qëllim transferimin e sulmuesit që në muajin janar.150 milionë euro dhe kartonin e Gareth Bale, është oferta e Realit, për të marrë sulmuesin e Tottenhamit, ndërsa tani topi është në fushën e londinezëve. Bale vlerësohet rreth 50 milionë euro nga madrilenët, që në total përllogarisin një kosto prej 200 milionë eurosh për sulmuesin.

Nga ana tjetër, uellsiani është gjithashtu një futbollist që ka shkëlqyer te Tottenham, para se të shkonte në Madrid dhe një rikthim do të mirëpritej nga tifozët.

 

Related posts

ZYRTARE/ Zvicra publikon listën e “EURO 2020”, lojtari shqiptar nuk preferohet nga trajneri Petkovic

Delo.autor

DERBI I MADONINËS/ Pas një kundërsulmi vrastar, “Demi” Lautaro ndëshkon Milan në “San Siro” (VIDEO)

Delo.autor

I ÇUDIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Legjenda Xavi: Ky do të ishte trajneri ideal për Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment