Albanian Stars

Ervis Bici, kampioni shqiptar i Muai Thai në Itali

Prej vitesh një sportist shqiptar i quajtur Ervis Bici po shënon suksese në Itali në një sport të vështirë si është Muai Tai.

Luftëtari Bici, ndeshet gjithmonë më flamurin e Shqipërisë dhe një ditë më parë ai është shpallur kampion në përballjen e organizuar në kuadër të eventit Thai Box Mania 2018, që është edhe eventi më i madh sportiv i këtij lloj sporti në Europë.

Ervis Bici ka garuar për peshën 77 kilogramë. Thai Boxe mania 2018 Torino eveniment ndërkombëtarë ku marrin pjesë atletë nga Thailand, nga Bjellorusia, Franca, Zvicra, Italia dhe Shqipëria që përfaqësohej me sportistin Ervis Bici.

Atleti i BLACKEAGLEGYM Coccaglio Brescia i stërvitur nga trajnerët Ermirian Bici dhe legjenda e muai this në Tailandë, Sak Kaoponlek, u përball dje me italianin Matteo Costa i palestrës Top team Novara.

Ndeshja është zhvilluar në 3×3 rounde në stilin fight code. Pas një përballje të ashpër, sportisti shqiptar Ervis Bici ka fituar me vendim unanim të gjithë gjyqtarëve.

Në këtë mënyrë, Bici ka fituar të drejtën për të garuar për titullin kampion Europe.

Ndeshja është ndjekur nga një numër i madh spektatorësh mes tyre edhe shumë mbështetës të sportistit shqiptar Bici, ndërsa ëndrra e tij është që ndeshjen për kampion Europe ta zhvillojë në vendlindjen e tij në Durrës.

Related posts

Genoa hedh sytë në Shkodër, merr mesfushorin e talentuar

Sadik.Autor

Presidenti i Atletikës kundër Luiza Gegës: Smajlaj nuk u ankua dhe pushtoi Europën

Q.Autor

Flet pas largimit nga Schalke, Donis Avdijaj: Jam i lumtur aty ku jam

Q.Autor

Leave a Comment