Shqipëri

Fino sulmoi lojtarët e Kombëtares, ja si e tallin në rrjetet sociale

Akuzat e Bashkim Finos ndaj lojtarëve të Kombëtares, se ata mund të mos e kenë merituar vendin në Kombëtare dhe janë vënë në mënyrë klienteliste në atë pozicion, duket se nuk kanë kaluar pavëmendje.

Në rrjetet sociale është publikuar një video, e cila përballë deklaratave të kandidatit për kreun e FSHF-së ka vendosur rezultatet konkrete të lojtarëve në fushë.

“Disa lojtarë të Kombëtares kërkojnë dhe dëshirojnë të zgjidhet prapë Duka…. Mos vallë këta nuk kanë ardhur me zotësi këtu”, është deklarata e Finos, e cila në video shoqërohet me disa nga golat më të rëndësishëm të Kombëtares në ndeshjet eliminatore dhe finalet e Europianit 2016.

Përplasja e deputetit socialist me lojtarët e Kombëtares zë fill në momentin që disa prej tyre mbështetën në mënyrë të hapur kandidatin tjetër dhe presidentin aktual të FSHF, Armand Duka.

Ansi Agolli, Mërgim Mavraj, Andi Lila, Hamdi Salihi dhe figura të tjera të Kombëtares uruan Dukën për kandidimin dhe shprehën mbështetjen e tyre për fitoren prej tij të një mandati tjetër në krye të FSHF.

Këtë situatë Bashkim Fino nuk e ka pritur me sportivitet dhe në një emision televiziv, ka hedhur edhe akuzën e rëndë “…Mos vallë këta nuk kanë ardhur me zotësi këtu”.

Videoja mbyllet me diçiturën: “Do të bëhet President i FSHF dhe shan lojtarët e Kombëtares, Bashkim Fino”.

 

Related posts

NDALI KUKËSIN/ Shkëmbi: Jemi të tretët, për fat tani ndalet kampionati

Isa.Autor

Ze Maria flet për sfidën me Kukësin: E pres ndryshe nga finalja e Superkupës

Q.Autor

“INTER KA SHFAQUR INTERES PËR KUMBULLËN”/ Flet agjenti i lojtarit: Drejtuesit “Zikaltër” janë gjithmonë të…

Delo.autor

Leave a Comment