Futboll La Liga

(FOTO) Reagon Dani Ceballos: Jam i lumtur në Madrid

Ceballos thotë se është i lumtur në Madrid.

Quique Setien, trajneri i Real Betis, para ndeshjes me Barcelonën përsëriti sërish se Dani Ceballos nuk është aspak i lumtur në Madrid dhe se Fabian Ruiz duhet ë marrë shembull 21 vjeçarin për t’u mos u larguar nga Betisi.

Fabian Ruiz është një tjetër talent që ka zgjuar interesimin e Real Madridit e Barcelonës, por trajneri Betis ia ka kujtuar situatën e Ceballos, që nuk po luan shumë te Los Blancos.

Reagimi i Ceballos erdhi menjëherë. Ai përmes rrjeteve sociale, ka postuar një foto të ndeshjes së djeshme në Copa del Rey ku Reali fitoi 1:0, ndërsa ka shkuar; “Jam i lumtur”.

Ceballos ka bërë 16 paraqitje për Realin në të gjitha garat, duke realizuar dy gola.

Related posts

NUK HEQ DORË NGA ËNDRRA E TIJ/ Benzema: Shpresoj që një ditë të ndodhë

Delo.autor

ZYRTARE/ Komentet negative ndaj homoseksualëve, klubi i Bundesligës shkarkon trajnerin

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-CRYSTAL PALACE/ Solskjaer kërkon ta nisë me sukses sezonin (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment