Dje ka qenë një nga të hënat më intensive në jetën e Philippe Coutinhos. Më në fund, braziliani ndërkombëtare ka përjetuar prezantimin e tij të shumëpritur, si lojtar i ri i Barcelonës, deri në vitin 2023.
Edhe pse një problem muskulor do ta detyrojë që të presë rreth 20 ditë, derisa të bashkohet në trajnim normalisht, Coutinho ishte fotografia e lumturisë që herët në mëngjes, kur iu dorëzua testeve mjekësore.
Pasi ka përjetuar gjithë madhështinë e pritshme të prezantimit, pasi marrjes së dashurisë së më shumë se 10.000 tifozëve në “Camp Nou”, mesfushori 25-vjeçar ka dashur të falënderojë Liverpool-in për pesë vite e gjysmë që ka qenë në “Anfield”. Për ta bërë këtë, ai ka publikuar një foto të tij me fanellën e Liverpool-it dhe një tekst të gjatë:
“Që kur erdha në Liverpool, familja ime dhe unë u ndjemë të mirëpritur dhe kemi bërë shumë miq. Brenda dhe jashtë fushës, ne kemi përjetuar madhështinë e këtij klubi dhe të tifozëve të tij. Ruaj shumë kujtime, që u kanë sjellë lumturi tifozëve të Liverpool-it. Duke filluar të luaj me Liverpoll-in, kuptova madhështinë dhe historinë e klubit, por ajo që mësova me të vërtetë gjatë këtyre viteve ishte zemra dhe shpirti i veçantë i atij vendi, që ka personalitetin dhe karakterin e vet. E lashë Liverpool-in, sepse Barcelona është një ëndërr për mua. Liverpool ishte një ëndërr, që pata fatin ta realizoj dhe i kam dhënë atij pesë vite të jetës sime. Shpresoj që tifozët të kuptojnë se zgjedhja e mundësisë për të përjetuar diçka të re nuk ka të bëjë me nënvlerësimin e rëndësisë së klubit. Asgjë nuk do t’i heqë kurrë nga zemra ime. I dëshiroj vetëm suksese Jurgen (Klopp) dhe ekipit për pjesën tjetër të sezonit e më gjerë. Është një ekip i pabesueshëm dhe ata po përmirësohen.