Futboll

Florent Hasani transferohet te klubi hungarez

Sulmuesi i Trepçës ’89, Florent Hasani, është transferuar te klubi hungarez, Diosgyori VTK, ka njoftuar klubi kosovar.
Futbollisti nga Vushtrria nuk do të jetë më pjesë e futbollit kosovar pasi karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit të Hungarisë, ka njoftuar klubi i Trepçës ’89 përmes një statusi në Facebook, transmeton Express.

Sipas njoftimit, presidenti i klubit nga Mitrovica, Abedin Zeka është ka arritur marrëveshje me klubin hungarez për shitjen e Hasanit. Megjithatë, shuma e transferimit të tij nuk është bërë publike.

Hasani u shpall lojtari më i mirë në Kosovë për vitin 2017, pas paraqitjeve fantastike me klubin dhe Kosovën U21.

 

Related posts

VIDEO/ Reali katastrofë, Leganes në epërsi

Q.Autor

VRAU VETEN NJË VIT MË PARË/ Zbulohen fakte tronditëse për ish-futbollistin: Nuk e mbështeti Manchester City

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Pa ZIDANIN dhe RONALDON, REALI debuton ndaj Getafes

Isa.Autor

Leave a Comment