Futboll Premier League

Formacionet zyrtare/ Bristol City kërkon befasinë e radhës ndaj Manchester Cityt

Bristol City dhe Manchester City zhvillojnë ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës EFL që njihet edhe si Carabao Cup.

Në ndeshjen e parë në Etihad Stadium, të parët kaluan në epërsi lojtarët e ekipit që bën gara na Championship, me golin e Bobby Reid nga penalltia.

Në minutat e para të gjysmës së dytë, Kevin De Bruyne e barazoi rezultatin pas asistimit nga Raheem Sterling. Dhe kur pritej që ndeshja të përfundonte baras, Sergio Aguero e shënoi golin e fitores në minutat shtesë.

Në përballjen kthyese pritet që ekipi nikoqir të jetë mjaft i motivuar me mbështetjen e tifozëve në Ashton Gate Stadium

Ekipi që do të triumfojë me rezultat më të mirë nga të dyja ndeshjet, do të kualifikohet finale të EFL Cup.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet të mërkurën ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat. Takimi i parë i zhvilluar në Stamford Bridge ka përfunduar me rezultat 0-0.

Related posts

Nebil Fekir qëndron në Lyon, francezët “ndryshojnë” mendje në moment të fundit

Sadik.Autor

LAJMI I FUNDIT: Dy SUPER LOJTARËT pas pak do të kryejnë testet mjekësore tek MILANI

Isa.Autor

‘Telenovela Coutinho’, Barcelona pranë arritjes së marrëveshjes me Liverpoolin

Q.Autor

Leave a Comment