Futboll La Liga Sport

“TUFË IDIOTËSH”/ NEYMAR reagon ASHPËR ndaj spekulimeve për akuzat se është…

Ditët e fundit Football Leaks, uebsajti që po publikon sekretet e mëdha të futbollit botëror, raportoi se PSG ka përcaktuar edhe bonuse për etikën, me kampionët e Francës që marrin një shpërblim në rast se zbatojnë disa rregulla.

Megjithatë, sot ka ardhur një përgjigje e egër nga Neymar, i cili i ka quajtur gazetarët që kanë publikuar këto lajme si “një tufë idiotësh të keqinformuar”.

Këtë javë France 2 publikoi bonuset e ndryshme që përfitojnë te PSG dhe një prej tyre lidhej me duartrokitjet ndaj tifozëve pas çdo takimi. Për këtë veprim Neymar fiton 375,000 euro, por braziliani ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.

“Nuk e di çfarë është më keq, burimi apo ata që i raportojnë. Një tufë idiotësh të keqinformuar.

“Jam i lodhur nga mediat dashakeqe. Faleminderit, Zot, për çdo litër durim që më jep”.

Edhe Thiago Silva, për të cilin është raportuar se merr 33.000 euro për të njëjtin gjest, ka të njëjtin qëndrim si Neymar: “Po bëhet rutinë, histori të tilla janë të turpshme dhe false”.

Ndërkaq, mbrojtësi Thomas Meunier hodhi dritë mbi këtë situatë me një postim në Twitter, duke sqaruar se bonusi etik nuk lidhet thjesht me duartrokitjet për tifozët.

“Quhet ‘bonus etik’ dhe përfshin një numër të caktuar detyrimesh që lojtarët kanë ndaj klubit dhe tifozëve, si dhe ndaj vetë lojtarëve. Është shumë më tepër se thjesht duartrokitje për tifozët”.

Related posts

“ËSHTË NË NJË MOSHË QË DUHET TË LUAJË RREGULLISHT”/ Trajneri Low këshillon yllin: Duhet të largohesh nga PSG…

Delo.autor

TËRMET TE SKËNDËRBEU/ Orges Shehi jep dorëheqjen pas humbjeve të fundit

Isa.Autor

MERR FUND DILEMA/ JAMES nuk do kthehet kurrë te REALI, gati FIRMA me gjigandët ITALIAN

Isa.Autor

Leave a Comment