Kategoria Superiore Shqipëri

Formacionet zyrtare, Luftëtari-Skënderbeu / Daja befason me Sowe, 3 debutues te gjirokastritët

Luftëtari dhe Skënderbeu do të luajnë  në Gjirokastër sfidën e parë të vitit 2018. Një përballje tepër interesante, duke pasur parasysh përbërjen e të dyja skuadrave.

Te bluzinjtë do të debutojë nga minuta e parë, sulmuesi Vasil Shkurtaj, ndërsa Daja ka surprizuar duke hedhur në fushë nga minuta e parë Ali Soue. U përfol se sulmuesi i korçarëve nuk do të ishte në formacion për shkak të një dëmtimi, por tekniku tiranas ka vendosur të rezikojë.

Ky takim do të ndiqet me mjaft interes nga një numër i madh tifozësh, të joshur nga merkatoja që drejtuesit e Luftëtarit kryen në janar.

Luftëtari-Skënderbeu ora 14:00

Luftëtari:  Ruçi, Rapa, Jakovljeviç, Beqiri, Jackson, Aleksi, Ramadani, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika.

Skënderbeu:  Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Muzaka, Lilaj, Gavazaj, James, Soue Trajner: Ilir Daja.
Gjyqtar:  Juxhin Xhaja

Related posts

NGA XHAKA TEK ETRIT BERISHA/ Njihuni me 15 lojtarët më të shtrenjtë të Kombëtares

Delo.autor

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Nisin përgatitjet, Partizani stërvitet pa dy titullarët. Ja emrat…

Delo.autor

ALARM TEK VLLAZNIA/ Tetë të prekur me Koronavirus. Ja çfarë do ndodhë ditën e sotme

Delo.autor

Leave a Comment