Futboll Kategoria Superiore Sport

MERR LAJMIN E BUKUR DHE I EMOCIONON TË GJITHË/ Jurgen Goxha: Do dal të lyp pa pikë turpi për ty…

Ish-mbrojtësi i Bylisit, Jurgen Goxha, i cili tani aktivizohet në Azerbajxhan me Gabala, ditën e sotme ka marrë një lajm shumë të bukur, më të bukurin e jetës së tij. Futbollisti është bërë baba për herë të parë, teksa këtë e ka komunikuar vetë në profilin e tij dhe e ka ndarë me ndjekësit.

Mjaft i emocionuar ka qenë Goxha pasi është bërë baba, teksa në postimin e tij ku i emocionon të gjithë shkruan: “NOAN. Mirëserdhe në jetë i shtrenjti im! Kur të mora në krah nuk kisha përjetuar kurrë ashtu ndjenje! Je gjëja më e bukur e jetës sime! Falënderoj mamin tënd që më dha gjënë më të shtrenjtë në botë.

Babi nuk do të thotë shumë fjalë sepse ma ke bërë zemrën mal sot! Por, të premtoj që do të bëhem copash për ty dhe mamin për t’iu bërë njerëzit më të lumtur. Nëse më duhet të lyp një ditë për ju, do ta bëj pa pikë turpi vetëm ty mos të mungojë asgjë. Të dua sot dhe përgjithmonë Noani im”.

Related posts

TRONDITEN tifozët kuqezinj/ Mourinho ofron 40 milionë euro për mbrojtësin e Milanit

Isa.Autor

PARA GJYSMËFINALES COPA AMERICA/ “Hilet” e brazilianëve në hotelin e Argjentinës, Messi dhe ekipi pa gjumë

Delo.autor

Juventus-Atalanta, bardhezinjtë kanë mundësinë të “arratisen”

Q.Autor

Leave a Comment