International

(FOT) Aubameyang kapet “mat” duke bërë gati “valixhet”, pritet nisja drejt Londrës

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre-Emerick Aubameyang, i ka shtuar akoma më shumë spekulimet se do t’i bashkohet Arsenalit para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Futbollisti nga Gaboni dëshiron të kalojë në Emirates, ndërsa shefi i Topçinjve, Ivan Gazidis, ka mbajtur takime me krerët e BVB-së gjatë këtyre ditëve.

 Arsene Wenger ka pranuar se arritja e marrëveshjes është e mundshme, ndërkohë që flitet se Olivier Giroud mund të shkojë në drejtim të kundërt.

Dortmundi kërkon përfshirjen e sulmuesit francez në marrëveshje për ta lejuar largimin e 28-vjeçarit.

Në ndërkohë, Aubameyang është fotografuar duke e ngarkuar veturën e tij me një numër paketash, pas largimit nga stërvitjet.

 Pierre-Emerick Aubameyang duke e ngarkuar veturën

 

Te Arsenali, sulmuesi do ta gjejë ish-bashkëlojtarin e tij, Henrikh Mkhitaryan, i cili kaloi te Topcinjtë në kuadër të marrëveshjes për transferimin e Alexis Sanchezit te Manchester Unitedi.

 Wenger e kërkon Aubameyangun pikërisht për ta zënë vendin e sulmuesit kilian, i cili zgjodhi ta vazhdojë karrierën në Old Trafford.

Related posts

(VIDEO) Trajneri e turpëron duke e zëvendësuar në minutën e fundit, Coentrao shpërthen në lot

Q.Autor

FIFA: 10 kombëtaret më të mira në botë. Ja kush kryeson!

Q.Autor

Rusi 2018/ 13 lojtarët që luajnë Botërorin e katërt, në mesin e tyre edhe dy shqiptarë

Q.Autor

Leave a Comment