International

“Kampionati i parave”/ United i lë pas të gjithë. Rritje për Interin, Milani për herë të parë jashtë listës

Sezoni i kaluar mund të mos ketë rezultuar më pozitivi për Manchester United, por sa i takon “kampionatit” të parave “djajtë e kuq” janë të parët ndër 20 ekipet me më shumë të ardhura në Europë.

 

 

Në raportin e saj të përvitshëm që tashmë është në edicionin e 21-t, sipas përllogaritjeve në “Deloitte”, United renditet e para për të dytin vit radhazi me me 676.3 mln dollarë.

Vihet re një performancë e shkëlqyer e ekipeve të “Premier League” që në 20 ekipet me më shumë të ardhura 10 janë nga ky kampionat. Gjithsesi vendin e dytë dhe të tretë e mbajnë bigët e “La Liga-s”, Real Madrid dhe Barcelona.

Southampton (18) ka bërë debutimin në këtë renditje, ndërsa Manchester City është pozicionuar mes pesë të parëve. Leicester ka ngjitur gjashtë pozicione dhe ka shkuar në vendin e 14-të.

Arsenal ka kaluar Paris Saint-Germain dhe ka shkuar në vendin e shtatë, ndërsa nuk kanë lëvizur Chelsea dhe Liverpool, në vendin e tetë dhe të nëntë respektivisht. Ëest Ham është në vendin e 17-të dhe Everton mbyll renditjen në vendin e 20-të.

Për të evidentuar ekipin e parë italian në këtë listë duhet të zbresim në vendin e 10 ku Juventus e ka mbyllur vitin me 341,1 mln euro të ardhura.

Inter është skuadra që ka bërë më shumë hapa para duke u ngjitur në vendin e 15-të nga vendi i 19-të, që është marrë nga Napoli. Për herë të parë Milan ka përfunduar jashtë 20 të parëve.

Related posts

Cavani dhe Pastore vonohen në stërvitje, ja vendimi i Emery!

Alm.autor

Andrea Pirlo nderohet me çmim special

Q.Autor

(FOTO) Botërori 2022, Katari zbulon stadiumet e madhështore, ja si duken ato

Q.Autor

Leave a Comment