Futboll Seria A

FOTO/ Nga Robben te Sanchez, njihuni me 11 yjet që kanë luajtur për Mourinhon e Guardiolën

Sulmuesi kilian, Alexis Sanchez pritet në orët e ardhshme të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Manchester United. Kalimi i tij nga Arsenal te rivalët nga “Old Trafford” do t’i kushtojë drejtuesve të klubit britanik 30 milionë paund. Sanchez është pjesë shkëmbimit me mesfushorin armen Henrikh Mkhitaryan, i cili do të udhëtojë për në “Emirates Stadium” ku do të nënshkruajë për ekipin e Arsenalit.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Udineses bëhet lojtari i 11-të që është drejtuar në karrierë nga dy trajnerët më të mirë të dekadës së fundit, Jose Mourinho i Manchester United dhe Pep Guardiola i Manchester City-t.

Arjen Robben – Mesfushori holandez ka qenë lojtari më i vlerësuar nga të dy trajnerët rivalë. Ai luajti në “Stamford Bridge” në vitet 2004-2007 ku fitoi dy tituj të Premier League në periudhën e parë të drejtimit të Chelseat nga Mourinho. Në Gjermani ai luajti nën regjimin e Pep Guardiolës, ku katalanasi drejtoi Bayern Munchen për 3 vite nga 2013 deri në 2016 dhe fitoi në seri tre tituj të Bundesligës.

Pedro Rodriguez – Produkt i akademisë së Barcelonës “La Masia”. Guardiola e ktheu sulmuesin e ri katalanas në lojtar kryesor për ekipin e Barcelonës. Pedro fitoi një koleksion të titujsh në periudhën kur Guardiola mori drejtimin e Barcelonës në 2008; 3 tituj La Liga, 3 Kupa Mbreti, 2 Champions League, 2 Superkupa Europe, 2 Botërore Klubesh dhe 3 Superkupa të Spanjës. Në vitin 2015 ai iu bashkua katalanasit tjetër Cesc Fabregas te Chelsea në kohën kur portugezi Mourinho u rikthye në Londër pas 3 vitesh drejtimi të Real Madridit.

Zlatan Ibrahimovic – Qendërsulmuesi suedez është stërvitur nga të dy trajnerët, por ndaj katalanasit Guardiola ai nuk tregon asnjë lloj shenje respekti për kohën kur ai luajti në “Camp Nou” në sezonin 2009-2010. Krejtësisht ndryshe është opinioni për Mourinhon, për të cilin ka treguar respekt dhe kënaqësi për t’u vendosur nën urdhrat e portugezit. Në 2016 arsyeja përcaktuese e kalimit të tij nga PSG-ja te Manchester United ishte fakti që “Special One” kishte marrë drejtimin e skuadrës së “Djajve të Kuq”. Ibrahimovic shkëlqeu në sezonin 2008-2009 kur Mourinho stërviti ekipin e Interit dhe i dhuroi 2 tituj Serie A dhe të titullin e paharruar të Champions në 2010).

Eiur Gudjohnsen – Islandezi kaloi një periudhë të suksesshme në Angli me Chelsean në vitet 2000-2006 nën drejtimin e Claudio Ranierit dhe Jose Mourinhos. Ai la Londrën për t’u bërë pjesë e Barcelonës ku qëndroi 3 vite dhe fitoi Champions League dhe La Ligan në vitin e fundit kur erdhi Guardiola.

Kevin De Bryune – Mesfushori belg nuk ka kujtime të lumtura në Londër kur Mourinho mori drejtimin e Chelseat për herë të dytë në 2013. Në të vetmin vit që qëndroi në “Stamford Bridge” pati vetëm 3 prezenca. Shkëlqimi në Gjermani me Wolsburgun bëri që Manchester City të shpenzonte 65 milionë paund për të sjellë belgun në “Etihad Stadium”. De Bruyne është një nga lojtarët më të besuar të Guardiolës në fushën e lojës dhe “Qytetari” renditet ndër mesfushorët më të mirë të momentit në Europë.

Cesc Fabregas – Ish-kapiteni i Arsenalit la Anglinë për t’u kthyer në shtëpinë e tij, Barcelonën. Pavarësisht pritshmërive të mëdha, kampioni i botës dhe Europës me Spanjën fitoi vetëm një titull madhor; La Ligan në 2013, kur i ndjeri Tito Vilanovapasoi Guardiolën në krye të pankinës së skuadrës “blaugrana”. Fabregas u rikthye sërish në Angli, por me një skuadër të re, Chelsean. Spanjolli shkëlqeu me Mourinhon ku fitoi për herë të parë Premier League-n në 2015.

Xabi Alonso – Mesfushori i spikatur bask me Liverpoolin dhe Real Madridin në Spanjë fitoi vetëm La Ligan kur Jose Mourinho drejtonte “Los Blancos”. Alonsokontribuoi maksimalisht në titullin e 10-të të Champions League kur Ancelottizëvendësoi “The Special One”. Ai kaloi te Bayern Munich në verën e 2014 kur hapi rrugën për gjermanin Toni Kroos për t’u bërë lojtar i Realit. Në Gjermani, Alonso fitoi tre tituj Bundesliga dhe Guardiola ruajti besimin dhe sigurinë ndaj mesfushorit bask.

Samuel Eto’o – Golat e tij dhe loja me Ronaldinhon e më pas me Messin e ktheu ish-kapitenin e Kamerunit, Eto’o në një lojtarët më të titulluar në historinë e futbollit. Ai shënoi golin e parë në finalen e Romës në vitin 2009 kundër kampioneve në fuqi të kohës së Manchester United si dhe siguroi një tjetër titull La Liga në vitin e tij të fundit të qëndrimit në “Camp Nou”, që korrespondoi me vitin e parë të Guardiolës në krye të pankinës së Barcelonës. Eto’o u shkëmbye kokë më kokë me homologun Zlatan Ibrahimovic për të zbarkuar në Itali tek Interi. Sërish Eto’o-s nuk i munguan sukseset në Itali kur Mourinho ndërtoi skuadrën që triumfoi befasisht pas 45 vitesh në Europë. Të dy u bashkuan prapë në vitin 2013 kur Eto’o la Anzhi Makhachkalanpër t’u huazuar në Angli te Chelsea për një vit. Pavarësisht se shënoi në shumë ndeshje kryesore të Premier League, marrëdhënia e tij me Mourinhon u acarua pasi portugezi e etiketoi si “plak” dhe përmendi në një konferencë për shtyp se nuk e dinte moshën e kamerunasit.

Maxwell – Mbrojtësi i krahut të majtë ishte zgjedhja e parë e Mourinhos në krahun e majtë të mbrojtjes së Interit. Ai iu bashkua Ibrahimovicit te Barcelona ku luajti për tre vite të tjera dhe fitoi 2 tituj La Liga dhe Champions League në 2011. Braziliani luajti si alternativë rezervë e mbrojtësit francez Eric Abidal.

Claudio Pizarro – Sulmuesi peruan ka kaluar pak kohë nën drejtimin e Mourinhos në “Stamford Bridge” kur erdhi në vitin 2007. Portugezi u shkarkua dhe lojtari u rikthye te Bayerni në 2012 ku qëndroi dhe 3 vite të tjera dhe luajti kryesisht si zëvendësues në periudhën e Guardiolës./EDS/

Related posts

E PABESUESHME/ Arnautovic bëhet gazi i botës, nuk i beson syve çfarë rasti humb përballë portierit ukrainas (VIDEO)

Delo.autor

DERBI I VOGËL/ Rinis epoka “Superligë” për Tiranën, starton sfida me Kamzën

Isa.Autor

Abazaj kalon me sukses vizitat mjekësore, nesër në fushë ndaj Kukësit

Sadik.Autor

Leave a Comment