Futboll

(FOTO) Njihuni me klubet që shpenzuan më së shumti në sezonin 2017/18

Barcelona ka shpenzuar më së shumti në sezonin 2017/18, ndërsa nga gjitha klubet e rëndësishme evropiane – Reali mbajti të mbyllur arkat, duke u renditur vetëm e 13’ta.

Barcelona është klubi që ka shpenzuar më së shumti për transferimin e lojtarëve për sezonin 2017/18. Raportohet se Barça shpenzoi 312.5 milionë për blerjen e pesë lojtarëve, duke mos llogaritur këtu bonuset që katalunasit do t’ia paguajnë Dortmundit e Liverpoolit për transferimet e Dembeles e Coutinhos.

E dyta renditet Manchester City, PSG në pozitën e tretë ndërsa top 5 mbyllet me Chelsea e Milan.

Besoni apo jo, nga 13 klubet më të mëdha Evropiane, Real Madridi shpenzoi më së paku, vetëm 42.5 milionë euro. Mungesa e Los Blancos në transferime, po vërehet në sezonin aktual që befasisht nga starti fantastik, tani po vuajnë për të gjetur formën e dikurshme.

Los Blancos gjenden 16 pikë prapa Barcelonës dhe La Liga mund të quhet si e humbur tashmë. Ndërsa në Champions League do të përballen me PSG-në, dhe nuk shihen aspak favorit për formën e dobët që po kalojnë, përcjell Gazeta Express.

13 klubet që shpenzuan më së shumti në sezonin 2017/18:

Related posts

Botërori i fundit? Maradona: Lionel Messi nuk ka nevojë që të dëshmojë asgjë

Sadik.Autor

ANTONIO CONTE MBËRRIN NË MILANO/ Ja dita kur nënshkruan kontratën me Interin

Delo.autor

NDRYSHIM EPOKAL/ Merr fund epoka “Hoeness” te Bayern!

F.autor

Leave a Comment