Futboll Premier League

Jardim: Lemar mund të largohet nga Monaco…

Trajneri i Monaco, Leonardo Jardim, ka zbuluar se kampionët e Francës mund të shesin sulmuesin e talentuar Thomas Lemar, nëse klubit nga “Principata” i vjen oferta e duhur.

Jardim mendon se kalimi i Philippe Coutinho nga Liverpool te Barcelona, është shembulli se çdo lloj transferimi mund të kryhet nëse paguhen paratë.

43-vjeçari Jardim do të drejtojë ndeshjen numër 200 te Monaco, në fundjavë kundër Montpellier, ndërsa 22-vjeçari Lemar është lakuar disa herë për një transferim të mundshëm te Arsena ose Liverpool në Premier League.

“Ju e dini se sa e çmendur mund të bëhet merkato, – tha Jardim. – Gjërat mund të ndodhin edhe një klub si Monaco e ka të pamundur të thotë jo. Unë dua të mbaj në ekip Lemar.

Nëse qëndroj për 10 vjet te kjo skuadër do të doja që për dhjetë vite Lemar të qëndronte me mua. Ai është shumë i ri dhe mund të luajë në nivele të larta edhe për një dekadë. Eshtë shumë cilësor dhe më pëlqen si futbollist, por nëse Liverpool dhe Arsenal bëjnë ofertën e duhur, atëherë largimi i tij është i pashmangshëm.”

Liverpool e ka piketuar Lemar si zëvendësuesin e Coutinho, ndërsa Arsenal e kërkon për të zëvendësuar Alexis Sanchez.

Related posts

RUSI 2018/ Low përgatit ndeshjet sekrete, skuadra e U20 udhëton posaçërisht për një lojtar të Gjermanisë

Sadik.Autor

“ËSHTË NJË TRASHËGIMI E VËSHTIRË”/ Rrëfehet trajneri Sarri: Kjo është filozofia ime për objektivin e klubit

Delo.autor

REAL MADRIDI DYFISHON SHIFRAT/ Llorente shënon një super gol (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment