Futboll Premier League

(FOTO) Transferimi i Coutinhos tek Barcelona, reagon për herë të parë Salah

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka komentuar rreth transferimit të ish-bashkëlojtarit të tij në Barcelonë në fillim të kësaj jave.

Coutinho iu bashkua gjigantit katalan për 160 milionë euro dhe nënshkroi kontratë me kohëzgjatje deri në vitin 2023.

Pasi shënoi 12 gola dhe dhuroi tetë asiste në 20 ndeshje në të gjitha garat për “Të kuqtë” këtë sezon, ish-lojtari i Espanyolit dhe Interit i dha fund qëndrimit të tij pesëvjeçar në “Anfield”.

Dhe Salahit i ka pëlqyer shumë të luante me yllin brazilian edhe pse për një kohë të shkurtër.

Ish-lojtari i Romës iu bashkua skuadrës së Jurgen Klopp në qershor dhe e ka shijuar partneritetin me Coutinhon, të cilit i ka uruar fat në aventurën e re.

“Vërtetë më ka pëlqyer të luaja me ty, edhe pse ishte për një kohë të shkurtër. Të uroj të gjitha të mira në aventurën e re”, ka shkruar Salah në Twitter.

Related posts

NIS KEQ AVENTURA TEK INTER/ Lojtari i ri i “zikaltërve” pëson dëmtim, ja sa do mungojë

Delo.autor

BARCELONA NË FESTË/ Zbulohet kur do të transferohet POGBA në “CAMP NOU”

Isa.Autor

LARGIMI I MALDINIT SJELL KAOS/ Titullarët dalin kundër, Maignan kërcënon me largim

F.autor

Leave a Comment