Futboll La Liga

(FOTO) Zinedine Zidane zbulon “Top 11” e tij të Premier League

Përzgjedhja e formacionit më të mirë në botën e futbollit duket se ka filluar të dalë nga moda, por kur përzgjedhësi është Zinedine Zidane e vetmja gjë që duhet të bësh është të dëgjosh dhe të mbash shënime.

Trajneri i Real Madrid është pyetur nga revista “Shortlist” për të zgjedhur formacionin e tij më të mirë të Premier League. Gjatë periudhës tek Juventus, lojtari i kombëtares franceze, ka luajtur me dhe kundër lojtarëve më të mirë të Premier League, ndërsa tre prej bashkatdhetarëve të tij janë pjesë e formacionit.

 

Ndeshjet e shumta të Juventus kundër Manchester United në Champions League, në vitet ’90, duket se kanë lënë mbresa te fituesi i Topit të Artë, pasi ai ka zgjedhur katër lojtarë që kanë qenë pjesë e skuadrës së Alex Ferguson që fitoi gjithçka në sezonin 1998-99.

Related posts

KORONAVIRUSI “INFEKTON” EDHE CHAMPIONS-IN/ Juventus-Lion mund të luhet larg “Allianz Stadium”

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ 3 ekipet shqiptare nesër në fushë, UEFA zyrtarizon arbitrat e takimeve

Isa.Autor

VIDEO/ Xherdan Shaqiri i papërmbajtshëm, gol dhe asist me fanellën e Çikagos

F.autor

Leave a Comment