Shqipëri

Fotot e rralla/ “Benz 240” dhe baltë, por Tirana e para 16 viteve bënte… ligjin

Një fotofilm i sezonit 2002-2003 na kthen pas në kohë. Ishin vitet kur bardheblutë bënin ligjin me titujt e fituar dhe në merkato. Asokohe shpalleshin kampion dhe “yjet” në ekip i kishin me bollëk.

Nën presidencën e egjiptianit El Sajed dhe drejtimin e trajnerit Fatmir Frashëri, luanin emra si Fortuzi, Prenga, Agolli, Bulku, Sina, Hidi, Muka, Jupi, Vata, Liçi, Egbo e shumë të tjerë.

gyukfy

Kjo Tiranë ishte pa dyshim edhe ndër më të paguarat e kohës. Milionat nuk ishin një problem për kryeqytetasit, megjithatë duhet thënë se kushtet nuk ishin fort luksoze.

h5ty

Pamjet e publikuara prej një blogeri grek, pak ditë më parë, na kthejnë plot 16 vite mbrapa, aty ku balta mbizotëronte në “Skënder Halili”, ndërsa mjeti i preferuar ishte “Benz 240”.

dtrhhy

Po të bësh një krahasim me atë që ndodh sot, vëren mbi të gjitha ndryshim në infrastrukturë. Ajo ndjeshëm është më e përmirësuar, pasi tashmë ka shumë më shumë bar dhe ambiente më komode në dhomat e zhveshjes.

nfd

Por, evolucioni i mjeteve motorike duket te makinat e serive më të fundit në treg, që kushtojnë deri në 100 mijë euro.

dg

Gjithsesi, rezultatet dëshmojnë se lluca nuk u bë kurrë pengesë për Tiranën, e cila bënte diktatin në çdo fushë dhe, në fund të sezonit, u kurorëzua kampione.

Related posts

FSHF zbardh axhendën e javës, mësoni çfarë do ndodhë në futbollin shqiptar

Q.Autor

SHQIPËRI-POLONI/ Trajneri Soza: Reja ka bërë një ekip mjaft të fortë. Ndeshja e parë ishte e balancuar, por…

Delo.autor

SHËNOI ME NJË GODITJE ME KOKË/ Sindri Guri e nis me gol kampionatin belg, ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment