Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BËRI NJË PARAQITJE TË SHKËLQYER/ Selmani e nis me trofe aventurën në Turqi

Gentian Selmani u transferua pak kohë më parë te skuadra turke e Menemensporit. Pas eksperiencës fantastike me Laçin, gardiani nga Fushë-Kruja, ka arritur të sigurojë trofeun e parë, me klubin e tij të ri.

Bëhet fjalë për një turne veror, të zhvilluar mes skuadrave të qytetit të Izmirit, ku fitues u shpall Menemenspor. Në këtë turne morën pjesë 4 skuadra. Karsiaka, Altaj, Altinordu dhe Menemenspor. Të gjitha këto skuadra garojnë në ligën e dytë turke. Gardiani shqiptar ka qenë titullar në ndeshjet e zhvilluara në këtë turne.

Menemespor

Skuadra e tij mposhti Karsiakën në gjysëmfinale me rezultatin 1-0, ndërkohë që sot, triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Altinordu, duke siguruar kështu trofeun e parë për këtë sezon. Një trofe simbolik, që do ta motivojë skuadrën e Selmanit për të arritur objektivat sezonale.

Related posts

STATISTIKA PREJ FILLESTARI/ Ronaldon e kryqëzojnë në Angli për paraqitjen me Leicester

Delo.autor

Kahn ‘pendohet’ që nuk u transferua tek United, ja çfarë thotë për Sir Alex Ferguson

Q.Autor

PËRCAKTOHEN VAZOT E NATIONS LEAGUE/ Shqipëria mund të jetë në të njëjtin grup me “Dardanët” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment