Futboll La Liga

Fox: “Numri ‘7’ është i rezervuar për Griezmannin, ky është numri i Coutinhos”

Coutinho do a bartë numrin ‘14’ te Barcelona, raporton Fox.

Philippe Coutinho do ta bartë numrin ‘14’ te Barcelona, që aktualisht e ka argjentinasi, Javier Mascherano, ky i fundit do të transferohet në Kinë – kështu raporton Fox në versionin argjentinas.

U raportua se Coutinho do ta marrë numrin ‘7’ pas largimit të Arda Turan, por Fox raporton se ky numër është i rezervuar për sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Barça do të tentojë në të gjitha mënyrat që ta transferoje francezin gjatë verës.

Një gjë të tillë e ka pranuar edhe Guillermo Amor, drejtor i Marrëdhënieve Institucionale të Barcelonës, i cili nuk e ka mohuar se tashmë kanë nisur tentativat për blerjen e 26 vjeçarit.

Related posts

ZYRTARE/ Realizoi vetëm një gol në Superiore këtë sezon, sulmuesi prezantohet te klubi jashtë vendit

F.autor

SHQIPTARËT “PUSHTOJNË” GJERMANINË/ Dortmund “vishet” kuqezi, shihni atmosferën fantastike (VIDEO)

F.autor

ECURIA NEGATIVE/ Kalendar “ferri” për skuadrën e Gegës në startin e sezonit, e pret një tjetër provë force

Delo.autor

Leave a Comment