Futboll Seria A

Frikë nga merkato/ Juventus rrit çmimin e Dybalas

Skuadra italiane, Juventus do të pranojë shitjen e Paulo Dybalas, por me çmim më të lartë se sa ishte paralajmëruar më parë.
Shitja e Philippe Coutinhos për 160 milionë në Barcelonë ka rritur çmimin në përgjithësi të futbollistëve dhe tashëm skuadrat duan më shumë për lojtarët e tyre.

Kështu ka bërë edhe Juvetus, duke rritur çmimin e yllit të skuadrës, Paulo Dybala, shkruan Tuttosport.

Nëse disa muaj më parë kampioni i Italisë kërkonte 150 milionë euro për argjentinasin, tashmë ata duan 175 milionë euro.

Dy skuadrat e vetme të interesuara për Dybalan janë Manchester United dhe Real Madrid, pasi PSG është tërhequr nga gara.

Related posts

“BOMBA E MERKATOS”/ Harry Kane tek Manchester United, ja kush e bën fakt të kryer

Isa.Autor

ATALANTA-PSG/ Gasperini: Do ta bëjmë Neymar të kthehet të mbrojë!

Delo.autor

Mega-operacion Milan-Juventus, përfshihen 5 lojtarë (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment