Futboll La Liga

LA LIGA/ Mesfushori i Barcelonës pranë tranferimit tek Juventus

Andre Gomez pritet të largohet nga Barcelona gjatë muajit janar. Lajmin e bëjnë të ditur mendiat spanjolle, të cilat sqarojnë se lojtari i ka kërkuar trajnerit largimin nga Barcelona në formë huazimi.

Portugezi kërkon më shumë minuta në këmbët e tij, për të qënë pjesë e Portugalisë në Kupën e Botës.

Gjatë këtij sezoni, Gomez ka startuar në 1 nga 6 ndeshjet që ka luajtur, ku në total janë zhvilluar 29 ndeshje. Destinacioni i portugezit mund të jetë Torino.

Trajneri i Juventusit është në kërkim të një lojtari që i përshtatet formacionit 4-3-3, ose një mesfushor krahu. Gomez është një lojtar teknik dhe i fuqishëm në mbajtjen e topit, pikërisht ajo që “Zonja e Vjetër” kërkon.

Related posts

Refuzoi SUPERSPORTIN/ Gazetari i njohur “dënon” PANUCCIN: Bën si MOURINHO, jam i…

Isa.Autor

STUHI DHE SITUATË ALARMANTE NË ROMË/ Supersfida Lacio-Inter e destinuar për tu…(FOTO)

Isa.Autor

ÇËSHTJA E TAMPONËVE TË FAKSIFIKUAR/ Presidenti Lotito pezullohet nga detyra, Lazion merr gjobën e rëndë

Delo.autor

Leave a Comment